Zyrtare: Gjilani transferon një super futbollist (FOTO)

712

Gjilani ka arritur marrveshje me lojtarin Berat Ahmeti i cili në Gjilan vjen pasi ishte pjese e Vllaznise se Shkodrës, njofton faqja zyrtare e klubit, përcjellë Gazeta Sheshi.

Ahmeti karrieren e filloi tek Prishtina ku me pas arriti të zhvilloi karrierën e tij në ekipin hungarez F.C.Upjest.

Ahmeti cilësohet si një ndër mesfushorët më të mire kosovarë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare me moshat e reja.

Berati bëhet “Ahmeti” i dytë tek Gjilani pasi është vëllau i Azem Ahmetit, transferit të para pak ditëve.

Gjilani me lojtarë me përvoja ndërkombetare po bëhet një ndër klubet me të fuqishme në vend.