ZYRTARE: Gjilani konfirmon largimin e dy futbollistëve

Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni edhe zyrtarisht i kanë ndarë rrugët me klubin e Gjilanit.

Gjithçka është konfirmuar në rrjetin social, Facebook, nga Gjilani, të cilët i kanë falënderuar ata për angazhimin e tyre.“Hyseni dhe Sadriu mbyllin aventurën në Gjilan”, shkruan SC Gjilani.

“Skuadra e Gjilanit në mirëkuptim të dyanshëm me dy lojtarët nga Ferizaji, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, ka ndërprerë kontratat me futbollistët e lartë cekur”.

“Ekipi kuq e bardh falënderon lojtarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite sa ishin pjesë e skuadrës sonë, dhe ju dëshiron fat e sukses në vazhdim të karrierës së tyre…”, vijon Gjilani në Facebook.

Fotografia e SC Gjilani

Fotografia e SC Gjilani