ZYRTARE: “Final 8” në Rahovec, ja në cilën datë do të zhvillohet

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, përcjell Gazetasheshi.com

Teksa në rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka marrë disa vendime njëra nder to është Final 8 i Kupës së Kosovës, që do të mbahet me datë 3 deri me 7 shkurt në Rahovec.

Njoftim i FBK-së:

I ka miratuar në parim Raportin e aktiviteteve të FBK-së të vitit 2020; Planin e Veprimit 2021, Planin Financiar 2021, Planin e Marketingut 2021;

Ka vendosur që KB Rahoveci të jetë organizator i Final 8 Kupës së Kosovës 2021 në datat 03-07.02.2021;

I ka miratuar propozimet në parim, konform Statutit të FBK-së, për Këshillin Profesional, Komitetin Ekzekutiv, dhe Komisionet funksionale dhe këshillëdhënëse të FBK-së;

E ka autorizuar Sekretaren e Përgjithshme për përgatitjen e Rregullores së Komisioneve të FBK-së dhe përditësimin e Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës;

I ka miratuar propozimet e Sekretares së Përgjithshme, konform Rregullores për Organizim të Brendshëm të FBK-së, për dërgimin e Drejtorit Teknik dhe Zyrtarit për Media të FBK-së në kurse për ngritje profesionale të tyre;

Ka vendosur që të rrisë fondin e shpërblimeve për Superligën e Femrave: 6,000.00 (gjashtë mijë) Euro për ekipin kampion, 3,000.00 (tre mijë) Euro për ekipin nënkampion dhe nga 1,000.00 (një mijë) Euro për ekipet që e sigurojnë nga një vend në play-off. Në Superligën e Meshkujve e ka konfirmuar fondin e shpërblimeve nga viti i kaluar: 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) Euro do t’i ndahen ekipit kampion, 6,000.00 (gjashtë mijë) Euro për ekipin nënkampion dhe nga 3,000.00 (tre mijë) Euro do të ndahen për ekipet që e sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe;

I ka konfirmuar trajnerët që do të punojnë në projektin zhvillimor të FBK-së dhe FIBA Europe, Youth Development Fund: Valentin Spaqi, Hasan Bytyqi, Kimete Haliti dhe Valbona Bytyqi;