ZYRTARE: Fetahaj largohet nga Ballkani

Liridon Fetahaj është “divorcuar” edhe zyrtarisht me Ballkanin, shkruan Gazetasheshi.com

Këtë lajm mesfushori e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”. Teksa ka falendëruar të gjithë stafin, bashkëlojtarët dhe tifozë, duke i’u uruar suksese në kampionat.

Postimi i Liridon Fetahaj, pa ndërhyrje:

“Dua të ju njoftoj se nga sot nuk do të jemë pjesë e Fc Ballkanit.

Falenderoj Presidentin e Fc Ballkanit z.Arsim Kabashin dhe z.Bali Kabashin për korrektsin e tyre, poashtu falenderoj gjithë stafin Menaxhues të Klubit, Bashkëlojtarëve të mi ju uroj shumë suksese në kampionat.

Falenderim edhe për Xhebsat që pata përkrahjen e tyre
Për fund urojë që Fc Ballkani të dalë në gara europiane këtë vitë sepse e meritojnë”, ka shkruar Fetahaj.

29 vjeçari sezonin pranveror do t’i bashkohet skuadrës së vendlindjës, Lirisë.

/GazetaSheshi/