Zyrtare: Ferizaj prezanton fanelat për edicionin 2016/17

299

Kur jemi futur edhe zyrtarisht në edicionin e ri futbollistik 2016/17, shumë prej skuadrave të Vala Superligës së Kosovës tashmë kanë bërë të ditur fanelat me të cilat do të performojnë gjatë këtij sezoni, shkruan Gazeta Sheshi.

Së fundmni është skuadra e Ferizajt që e ka bërë një gjë të tillë, duke ju falenderuar njërit ndër donatorët e kahmotshëm të klubit.

Në duelet si vendas skuadra e Ferizaj do bartë fanelat me ngjyrë tradicionale (kaltër), derisa në udhëtim do ti shfrytëzon fanelat me ngjyrën e bardhë.