Zyrtare: Ferizaj mbetet pa kryetar

Skënder Ramadani konfirmon për gazetën “Bota sot”, se nuk është më kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (vashat).

“Jam i kënaqur me punën e të gjithëve, jam munduar me gjet donacione por nuk ka mundur, kështu që kemi qenë në krizë financiare. E shoh të arsyeshme që të jap dorëheqje dhe të lëshoi rrugë. I falënderoi lojtaret të gjitha që kaluam së bashku një rrugë me suksese, ishim finalist të Kupës dhe zumë vendin e katërt në stinorin vjeshtor, me tri pikë me pak se vendi i parë. E ndjej obligim moral të jap dorëheqje dhe të lëshoi rrugë. I falënderoj të gjithë që me ndihmuan dhe klubi i uroj suksese në vazhdim të kampionatit”, tha Ramadani.

Image