ZYRTARE: FC Ballkani rinovon me gjashtë futbollistë!

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare se ka rinovuar me gjashtë futbollistë, raporton Gazetasheshi.com.

“Portokallinjtë” kanë vazhduar kontratat me mbrojtësit Arbër Prekazi, Egzon Sinani dhe Albin Kapra, mesfushorët Edvin Kuç, Kushtrim Gashi dhe Blendi Baftiun.

Ylli i skuadrës Blendi Baftiu ka rinovuar deri në vitin 2022, ndërkohë Arbër Prekazi, Egzon Sinani dhe Albin Kapra kanë vazhduar deri në vitin 2023.

Për katër vite kanë rinovuar dy mesfushorët Edvin Kuç dhe Kushtrim Gashi.

Kështu Ballkani blindon pjesën më të madhe të skuadrës për vitet në vijim.

Fotografia e FC BallkaniFotografia e FC BallkaniFotografia e FC BallkaniFotografia e FC BallkaniFotografia e FC BallkaniFotografia e FC Ballkani

/Gazeta Sheshi/