ZYRTARE: FC Ballkani prezanton dy futbollistët nga Afrika

Marius Stephane Tatkeu Yimkoua & Effa Lazare Tristan Dylan u prezantuan te FC Ballkani

FC Ballkani ka prezantuar dy ‘firmat’ e rradhës të cilët vijnë nga kontinenti afrikan, shkruan Gazetasheshi.com.

Effa Lazare Tristan Dylan dhe Marius Stephane Tatkeu Yimkoua janë dy përforcimet e fundit të klubit nga Therranda.

Dy futbollistët kanë ‘firmosur’ kontrata afatgjate me “portokallinjtë”.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit

“FC Ballkani është duke u pasuruar dita ditës. Këtij momentumi është duke i kontribuar edhe internacionalizimi i klubit, pasi që kemi arritur marrëveshje 4 vjeçare me futbollistin e super talentuar nga Kameruni Effa Lazare Tristan Dylan. 

Effa Lazare Tristan Dylan është 18 vjeçar, këmbëshpejtë, pozita e tij natyrale është sulmues anësor. Ka qenë pjesë e kombëtares së grupmoshave të reja të Kamerunit”.

FC Ballkani është duke u pasuruar dita ditës. Këtij momentumi është duke i kontribuar edhe internacionalizimi i klubit,…

Posted by FC Ballkani on Tuesday, August 6, 2019

“Marius Stephane Tatkeu Yimkoua është futbollist i cili ka firmosur me FC Ballkanin. Edhe ai sikurse Effa,vjen nga kontinenti i Afrikës, përkatësisht shteti i Kamerunit. 
Marius luan në mesfushë dhe në Kamerun ka qenë pjesë e grupëmoshave të kombëtares nga vjen”.

Të dashur miq, Marius Stephane Tatkeu Yimkoua është futbollist i cili ka firmosur me FC Ballkanin. Edhe ai sikurse…

Posted by FC Ballkani on Tuesday, August 6, 2019