Zyrtare: Enis Zabërgja konfirmohet tek klubi i ri (FOTO)

342

Ashtu siç kishte paralajmëruar Gazeta Sheshi në mëngjesin e ditës së enjte edhe ndodhi. Enis Zabërgja është prezantuar tek skuadra e Trepçës, derisa synohet të rikthehet edhe trajneri Rafet Prekazi, njofton Gazeta Sheshi.

Lexo këtu lajmin e plotë

Zabërgja është transferuar tek skuadra e Trepçës pasi nuk arriti të gjejë gjuhë të përbashkët me Hajvalinë, përkundër që ishte prezantuar si futbollist i asaj skuadre.

Kujtojmë që Zabërgja edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Xehtarëve.