Zyrtare: Edhe ky futbollist e lë Shqipërinë për Kosovën (FOTO)

301

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, edhe një tjetër futbollist ka vendosur që ta lë Kombëtaren e Shqipërisë për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Fjala është për Amir Rrahmanin, futbollistin e lindur në Prishtinë, e që po bënë karrierë të suksesshme në Kroaci te Spliti.

Vendimin për ta lënë Shqipërinë dhe për t’iu bashkuar Kosovës qendërmbrojtësi 22 vjeçar ia ka kumtuar edhe presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, përmes një letre që e ka siguruar gazeta “Zëri”.

Image