ZYRTARE: E pështyu Gonzalezin, Di Maria dënohet ashpër nga Liga franceze

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Angel di Maria është dënuar me katër ndeshje mos-lojë – pasi u shpall fajtor për arsyen se ka pështyrë ndaj një kundërshtari në ndeshjen ndaj Marseille.

Di María u pa të pështynte mbrojtësin e Marseille, lvaro Gonzalez gjatë një përplasje në derbin francez.

Pasi është shqyrtuar incidenti, Liga franceze ka vendosur ta denojë 32 vjeçarin me katër ndeshje ndëshkim.

Një vendim zyrtar midis përplasjes Neymar dhe Gonzalez – në lidhje me racizmin e pretenduar – do të merret më 30 shtator pasi të shqyrtohen më shumë prova.