ZYRTARE: Drita – Vëllaznimi luhet në këtë ditë!

Dueli ndërmjet Dritës dhe Vëllaznimit i vlefshëm për javën e 21-të të Vala Superligës së Kosovës do të zhvillohet ditën e premte, ashtu siç ishte e planifikuar me orarin e publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithë pretendimet se ndeshja mund të shtyhej për shkak të terenit të rënduar në Gjilan, kjo ndeshje tashmë do të zhvillohet në terenin e baltosur nga reshjet e mëdha të borës gjatë ditëve të fundit.

Pak orë më parë Komisioni i Garave për Ligën e Dytë dhe Juniorëve morri vendim për ti shtyrë të gjitha ndeshjet e fundjavës.

Lexo gjithashtu edhe:

ZYRTARE: Shtyhen ndeshjet e fundjavës!

/Gazeta Sheshi/