Zyrtare: Drita transferon Nderim Nexhipin

Më në fund është zyrtarizuar “martesa” ndërmjet skuadrës së Dritës dhe mesfushorit të njohur shqiptar Nderim Nexhpi. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardh e kaltër, derisa 32-vjeçari pritet ti bashkohet shumë shpejtë skuadrës, shkruan Gazetasheshi.com.

“SUPER LAJMI për të gjithë dashamirët dhe në veçanti për “Intelektualët”, Nderim Nexhipi do të jetë pjesë e klubit tonë.

Mjeshtri i mesfushës ka premtuar që do të bëj të pamundërën që t’i ndihmoj Dritës për arritjen e objektivave që kemi.

Ky transfer është kërkuar me ngulm të madh nga presidenti i klubit Valon Murseli” thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Fotografia e Drita FC/Gazeta Sheshi/