ZYRTARE: Drita pa trajner, dorëhiqet Sadat Pajaziti

422

Një fitore dhe katër disfata rradhazi. Ky ësht bilanci i Dritës së udhëhequr nga Sadat Pajaziti, i cili pas ndeshjes me Hajvalinë ka njoftuar drejtuesit e klubit bardh e kaltër se ka dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta Sheshi.

Disfata e rradhës në shtëpi përballë skuadrës së Hajvalisë ishte përcaktuese për fatin e Sadat Pajaziti, i cili vendosi ti ndajë rrugët me skuadrën gjilanase me të cilën pati një cikël të përsëritur, por me fundin e njejtë.

Kujtojmë që Pajaziti e kishte udhëhequr Dritën sezonin e shkuar drejt finales së DigitAlb Kupës, derisa kishte arritur që përmes ndeshjes së barazhit të shpëtojë skaudrën nga Liga e Parë.

/Gazeta Sheshi/