Zyrtare: Drenica nënshkruan me futbollistin e njohur (FOTO)

Drenica vazhdon të konsolidojë rradhët e veta, derisa ka kryer edhe operacionin e rradhës. Mbrojtësi i njohur kosovar Adnan Haxhaj ka vazhduar me kuq e zinjtë  edhe për një vit tjetër, shkruan Gazetasheshi.com.

“Qendërmbrojtësi, Adnan Haxhaj, ka vazhduar kontratën me klubin deri në fund të stinorit vjeshtor. Mbrojtësi shtatëgjatë erdhi në janar tek skuadra jonë, por që nuk pati shumë hapësira. Drejtuesit e klubit, janë aktiv çdo ditë dhe ditëve në vijim pritet të ketë edhe rinovime e përforcime tjera, të cilat pritet të kompletohen brenda kësaj jave!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

/Gazeta Sheshi/