ZYRTARE: Dortmundi e suspendon Aubameyangin

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang nuk është grumbulluar për ndeshjen Borussia Dortmund – Wolfsburg, që fillon nga ora 18:00.

Skuadra e Dortmundit bën të ditur se sulmuesi nga Gaboni për arsye disiplinore nuk është grumbulluar në skuadër.

Nuk është hera e parë që Aubameyang pezullohet nga skuadra e Dortmundit.

28 vjeçari ka më shumë se një vit që është i lidhur me një largim nga Dortmundi, teksa së fundi si pistë e mundshme është shfaqur futbolli kinez.