ZYRTARE: Dardan Berisha – Prishtina, ndodh e papritura

313

Dardan Berisha dhe Sigal Prishtina kanë ndarë rrugët. Basketbollisti pejan përmes një publikimi në faqen e tij ka lajmëruar se ka përfunduar marrëveshjen me skuadrën bardh e kaltër, ndërkohë që nuk ka folur më tepër rreth të ardhmenes së tij, shkruan Gazeta Sheshi.

Të nderuar Plisa dhe KB Prishtina, Nëpërmjet këtij statusi dëshiroj të ju njoftoj se gjatë sezonit në vijim nuk do të jem pjesë e KB SIGAL Prishtina. Arsyejet janë të thjeshta: fitova gjithcka cka kisha për të fituar dhe realizuam edhe një ëndërr, debutimin në FIBA Europe Cup. Tani erdhi koha për një sfidë të re në jetën time sportive!Falenderoj kryesinë e KB SIGAL Prishtina për mirëkuptimin si dhe tifozët për mbështetjen, duke iu dëshiruar sukses në edicionin e radhës! SHIHEMI …!Forza Prishtinë!Forza Plisat”, ka shkruar Dardani.

Kujtojmë që Berisha ishte transferuar nga skuadra e Pejës tek Prishtina, ndërkohë që sezonin e shkuar ka luajtur për gjysmë sezone tek Cibona e Zagrebit.