Zyrtare: Conte ndahet me Italinë pas Kampionatin Europian

102

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, ka zyrtarizuar largimin e Antonio Contes nga kombëtarja italiane pas përfundimit të Kampionatit Europian që do të mbahet këtë vit në Francë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Më ka thënë se eksperienca e tij me kombëtaren azurre ka përfunduar dhe do ti jap fund aventurës së tij me përfaqësuesen pas EURO 2016. Conte është një tip i trajnerit që ka dëshirë të stërvitet çdo ditë dhe ne e kuptojmë atë. Flas me të pothuajse çdo ditë dhe në fund jemi pajtuar për një ndarje të tillë”, deklaroi Tavecchio për faqen zyrtare të UEFA-s.

Conte është favoriti kryesor për tu ulur në stolin e skuadrës londineze Chelsea, pasi që trajneri aktual Guus Hiddink ka deklaruar se nuk do të vazhdojë aventurën me skuadrën e Chelsea-t.

46-vjeçari ka menaxhuar klube italiane si: Bari, Atalanta, Siena, Juventus dhe kombëtaren e Italisë.

/Gazeta Sheshi/