Zyrtare: Conte konfirmohet si trajner i Chelsat

110

Antonio Conte do jetë trajner ri i skuadrës londineze Chelsea. Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e skuadrës angleze që e ka zyrtarizuar italianin në krye të stafit teknik, transmeton Gazeta Sheshi.

46-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Chelsea-t, të cilën pritet ta marrë pas kampionatit europian Francë 2016.

Skuadra londineze ndodhej në kërkim të një trajneri që do ta zëvendësonte trajneri Guus Hiddink që morri skuadrën në kontroll pas largimit të Jose Mourinhos.

Conte arrinë në londër me një CV mjaft të pasur, si një kampion i Italisë për tri vite rradhazi dhe si një selektor mjaft i suksesshëm i përfaqësueses italiane.

/Gazeta Sheshi/