Zyrtare: Clattenburg do të drejtojë derbin midis United dhe City

129

Mark Clattenburg është emëruar arbitri i super sfidës së javës së katërt, derbit të shumëpritur të Machesterit, midis United dhe City. Pep Guardiola do të ndeshet për herë të parë me armikun e vjetër Jose Mourinho në “Old Trafford” teksa për një prej ekipeve do të thyhet ecuria e 100% të pikëve të grumbulluara këtë sezon.

Të dy ekipet kanë fituar tre ndeshjet e para të Premier League, megjithëse janë vendasit e United ata që do të hyjnë si favoritë në këtë ndeshje, sidomos pas pezullimit me tre ndeshje që mori sulmuesi kryesor i Cityt Sergio Aguero pasi goditi me bërryl kapitenin e West Ham Reid gjatë ndeshjes së fundit.