ZYRTARE: Caktohet orari i ndeshjes së mbetur Drita – Llapi

Komisioni i Garave e ka caktuar datën e zhvillimit të ndeshjes së mbetur të Superligës në mes të Dritës dhe Llapit.

Gazeta “Sheshi” ka mësuar ekskluzivisht se ndeshja e pazhvilluar në xhiron e parë shkaku i angazhimit të gjilanasve në garat evropiane dhe hera e dytë pasi Llapi kishte dy lojtarë të angazhuar në Përfaqësuesën e Kosovës do të zhvillohet ditën e enjte me datë 03.12.2020 më fillim nga ora 13:30.

Aktualisht, Drita është e dyta në tabelë me 23 pikë, 3 më pak se lideri Ballkani, por me një ndeshje më pak të zhvilluara se Ballkani.

Nga ana tjetër, llapjanët janë në vendin e nëntë me tetë pikë ku nga 11-të ndeshje të zhvilluara ka arritur dy fitore, dy barazime dhe ka humbur shtatë ndeshje.

/GazetaSheshi/