ZYRTARE: Blendi Shkëmbi shkarkohet nga KF Teuta

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi. Korçari nuk do të jetë më në stolin e “Djemve të Detit”.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë. KF Teuta!

shkembi