Zyrtare: Besa prezanton fanelat për edicioin 2016/17 (FOTO)

285

Skuadra e Besës nga Peja është njëra ndër skuadrat më të përforcuara në elitën e futbollit kosovar, ndaj me të drejtë kërkon të luftojë për titullin kampion. Kalendari i rezervon një udhëtim mjaft të vështirë, me ç’rast skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu përballet me kampionin në fuqi Feronikelin, shkruan Gazeta Sheshi.

Në prag të sfidës ndaj “Niklit” ekipi pejan ka zyrtarizuar fanelat të cilat do ti bartin për edicionin e ri futbollistik 2016/17, të cilat do jenë të prodhuara nga marka e njohur e veshjeve “Errea”.

Fanela e parë do mbajë ngjyrën tradicionale të klubit (kuqe), ndërkohë ajo e bardhë do përdoret kur skuadra luan në udhëtim. Ndërkohë janë prezantuar dhe fanelat e gardianëve.

/Gazeta Sheshi/