Zyrtare: Asani kthehet te 89-shi

301

Klubi i Trepçë ‘89 sot edhe zyrtarisht ka paraqitur për regjistrim futbollistin Ersen Asani.

Ky përforcim shihet si shumë i rëndësishëm për ‘minatorët’, drejt objektivave për kreun e renditjes dhe Kupën e Kosovës.

Asani në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkupit  dhe Renovës, ndërsa vitin e shkuar ka mbrojtur ngjyrat e 89-shit.

Kryetari i klubit, Abedin Zeka, i ka uruar mirëseardhje lojtarit nga Shkupi.

“Pas disa bisedimeve me menaxherin e klubit kemi arritur marrëveshje me futbollistin Ersen Asani që në sezonin pranveror të na bashkëngjitet në rrugën për titull dhe Kupën e Kosovës. Shpresoj që Asani shpejtë të adaptohet në klubin tonë dhe të jep kontributin e tij në aspektin profesional, t’i shfaq aftësitë dhe përvojën e tij me paraqitje të mira”, ka thënë Zeka.