Zyrtare: Arsim Abazi, trajner i ri i Ferizajt

Ferizaj nuk ka vonuar shumë për të emëruar trajnerin e ri pas dorëheqjes së trajnerit Agron Selmani. “Ujqit” kanë rikthyer sërish në stol Arsim Abazin, njofton faqja zyrtare e klubit, përcjellë Gazeta Sheshi.

“Arsim Abazi është emëruar trajner i ri i skuadrës sonë duke zëvendësuar Agron Selmanin. Edhe në të kaluarën Abazi ishte trajner i Ferizajit dhe kishte suksese të kënaqshme, ndërsa këtë sezon ne i dëshirojmë shumë suksese me skuadren tonë”, thuhet në njoftimin e klubit ferizajas.

Kujtojmë që Ferizaj kishte mbetur pa trajner pasi Agron Selmani kishte dhënë dorëheqje pas tri humbjeve rradhazi. Ferizaj rendintet në pozitën e nëntë me tre pikë.

/Gazeta Sheshi/