Arbnor Morina nuk është më trajner i Besës.
Ai pas një bisede që ka pasur me kryesinë e klubit ka vendosur që ta shkëpusë bashkëpunimin në mënyrë krejtësisht miqësore.
Lajmin e ka konfirmuar Morina, i cili thotë se vendimi i tij është në të mirë të klubit. Me këtë rast ai ka falënderuar kryesinë dhe bashkëpunëtorët siç i ka quajtur ai të devotshëm, Ruzhdi Gega, Astrit Imami, Ekrem Veseli, Haxhi Zeka e Ilir Nallbani, pastaj fizioterapeutët, kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe gjithë stafin e tij, përcjell Gazeta Sheshi.
“Besës i dëshiroj sukses së paku të arrijë aty ku arritëm në kampionatin e kaluar bashkërisht”, ka shkruar Morina.