ZYRTARE: Arago Jamal prezantohet te FC Drita

Arago Jamal gjatë prezantimit te FC Drita

Klubi Futbollistik “Drita” është treguar tejet aktive në orët e fundit, teksa ka zyrtarizuar dy futbollistë. Pas Ergyn Ahmetit, tashmë klubi gjilanas a veshur ‘bardhekaltër’ edhe futbollistin ganez, Arago Jamal, raporton Gazetasheshi.com.

Në fakt ky transferim ishte prezantuar prej kohësh nga drejtuesit e klubit, por u bë zyrtar vetëm pasditen e së enjtes (13 gusht)

Jamal u prezantua në ambientet e kampionëve të ri të Kosovës, duke ‘firmosur’ gjithashtu një kontratë dy vjeçare.

Më poshtë mund ta gjeni edhe njoftimin zyrtar të FC Dritës:

Sot klubi jone ka firmosur kontrat dy vjeqare me lojtarin e njohur per superligen tone Arago Jamal.

Pas kontakteve te para qe kishim, Arago nuk e kishte te veshtire te pranoje oferten tone dhe keshtu ai do ta shtoje edhe me shume konkurencen dhe do te jete nje force shtese per klubin tone.

Arago luan ne pozicione te ndryshme por pozita e tije natyrale eshte mbrojtes i majte.

Arago Jamal eshte bardhe e kalter!Sot klubi jone ka firmosur kontrat dy vjeqare me lojtarin e njohur per superligen…

Posted by Drita FC on Thursday, August 13, 2020