Zyrtare: Anglia e zgjedh kapitenin (Foto)

259

Menaxheri i ri i Kombëtares angleze, Sam Allardyce ka konfirmuar se Wayne Rooney do të vazhdoj të jetë në rolin e kapitenit.

Pas ardhjes së “Big Sam”, përveç listës së lojtarëve, dilema ishte edhe te shiriti i kapitenit, mirëpo ai e sheh sulmuesin e Manchesterit si njeriun e duhur për këtë rol.

“Wayne ka qenë një kapiten i shkëlqyer për Anglinë dhe mënyra se si ai ka reaguar ma bëri vendimin më të lehtë mua”, ka thënë Sam.

Rooney e kishte trashëguar shiritin nga legjenda Steven Gerrard në vitin 2014, ndërsa kundër Sllovenisë, 30-vjeçari do t’i bëjë 116 paraqitje duke kaluar David Beckhamin që ka 115 paraqitje, kurse rekordin e mban Peter Shilton me 125 paraqitje me Kombëtaren.