Zyrtare: Alexandra Papadopoulou shefe e EULEX-it

383

Ajo është grekja Alexandra Papadopoulou, një diplomate, për emërimin e së cilës Brukseli zyrtar u deklarua  nëpërmjet publikimit të njoftimit në faqen e vet të internetit, raporton lajmi.net.

Ajo do të fillojë së ushtruari detyrën e saj që nga 1 shtatori 2016 duke zëvendësuar kështu Italianin Meucci I cili është në pozitë që nga 15 tetori 2014.

Sipas njoftimit zyrtar me rastin e emërimit të Papadopoulou, qëllimi kryesor i Misionit të EULEX-it është asistimi dhe mbështetja e autoriteteve të vendit në ligj e rend, në mënyrë të veçantë në polici, drejtësi e dogana, raporton lajmi.net.

Misioni I EULEX-it ka filluar të funksionojë që nga viti 2008 dhe aktualisht mandate i tij është shtyrë deri me 14 qershor 2008.

Alexandra Papadopoulou

Vendimi për emërimin e grekes Alexandra Papadopoulou është marrë nga Komiteti për Politika dhe Siguri.