ZYRTARE: 2 Korriku emëron trajner ish-futbollistin e njohur

Një ditë para fillimit të përgatitjeve për edicionin e ri, klubi i futbollit “2 Korriku” ka emëruar trajnerin e ri për edicionin 2018/19.

Besim Ademi i cili vitet e kaluara kishte punuar me kategoritë e reja të shkollës së futbollit “2 Korriku”, tash e tutje do te udhëheq skuadrën e seniorëve, raporton Gazetasheshi.com.

Besim Ademi njihet për sukseset e shumta që ka arritur me kategoritë e reja, dhe këtë pritet ta vazhdojë edhe me skuadrën e seniorëve të klubit verdheblu.

Image result for besim ademi 2 korriku