Zyba “shënjestron” Llapin: Ne duam tre pikët

142

Superliga e Kosovës vazhdon edhe nesër me dy ndeshje tejet interesante për javën e 23-të, shkruan Gazetasheshi.com

E njëra nga ndeshjet kryesore padyshim që do të jetë në mes Prishtinës dhe Llapit.

Para takimit mesfushori i Prishtinës, Qëndrim Zyba ka potencuar se është një ndeshje tejet e fortë, por që tre pikët do të mbetën në kryeqytet

“Pa dyshim që ndeshja kundër Llapit do të jetë shumë e vështirë, por në anën tjetër ne dëshirojmë vetëm tre pikë, asgjë tjetër. Jemi duke kaluar në formë optimale, atmosfera është e shkëlqyer, kemi kapur ritmin dhe s’kemi pse mos ta vazhdojmë tutje. Kuptohet, duhet dhënë angazhim maksimal dhe të kemi përqendrim të plotë. Besoj shumë se do të vazhdojmë serinë e fitoreve duke i gëzuar të gjithë qytetarët prishtinas, “Plisat” dhe adhuruesit e klubit anembanë vendit që më në fund të sjellim titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë mesfushori, Qendrim Zyba për faqen zyrtare të klubit.

Takimi në mes Prishtinës dhe Llapit do të zhvillohet ditën e shtune më fillim nga ora 13:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaSheshi/