Zvicra nuk i luti dhe prapë qëndruan

197

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë të bind asnjë kosovarë që të vazhdojë me përfaqësuesen zvicerane.

Në konferencën e mbajtur sot para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2018, Petkoviq është pyetur rreth vendimit të futbollistëve kosovarë që të vazhdojnë me përfaqësimin e Zvicrës.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë të bind asnjërin prej tyre.

“Nuk kam pasur nevojë ta bind askënd që të vazhdojë me ne”, ka deklaruar Petkoviq duke qeshur, raporton “20min”, transmeton koha.net.

Valon Behrami, Granit Xhaka, Shani Tarashaj ditë më parë u përfshinë në ekipin e Zvicrës për ndeshjet e ardhshme duke i dhënë fund dilemës se ata do të largohen nga Zvicra për të përfaqësuar Kosovën. Në këtë listë mungoi Xherdan Shaqiri, për shkak të lëndimit, por as ai nuk do të largohet nga Zvicra.