Zvicra kritika të mëdha kundrejt FFK-së për futbollistët shqiptarë

219

Zvicra ka lëshuar një letër ku kritikohet puna e FFK-së kundrejt lojtarëve të kësaj kombëtareje që kanë orgjinë shqiptare.

Ata kanë thënë se këtë situatë kanë dashur ta shmangin në kongreset e mbajtura në UEFA dhe FIFA.

“Situata aktuale e futbollistëve të Zvicrës dhe Federatës së Kosovës është ajo që Zvicra donte të shmangte shumë më herët. Për këtë bëmë përpjekje gjatë kongreseve në UEFA e FIFA në fund të prillit dhe në fillim të majit që të qartësojmë këto ndodhi. Fatkeqësisht UEFA dhe FIFA nuk dëgjuan. Në votime për pranim Kosova u pranua me të drejta të plota, siç ishte edhe dëshirë e Zvicrës”.

“Por në vend se Kosova të punojë në forcimin e saj si federatë, zyrtarët e saj kanë punuar me javë që të afrojnë dhe të bindin lojtarë që të luajnë për Kosovën në kualifikimet për Botëror. Kjo ka zgjuar komente të shumta, nganjëherë edhe emocionuese, nga shumë palë, që ka shtuar presion të madh te lojtarët dhe familjet e tyre. Një qëndrim i qartë i FIFA-s do të sqaronte situatën menjëherë”.

“Futbollistët me rrënjë nga Kosova apo çdo shtet tjetër janë të respektuar këtu dhe kanë shfaqur publikisht falënderimin për ndihmën e Zvicrës në situata vërtetë të vështira, duke mos mohuar kurrë origjinën”, thuhet në një pjesë të njoftimit të Federatës zvicerane.