Zvicra apo Kosova, Behrami zgjidh dilemat

291

Valon Behrami e ka konfirmuar sërish se do të luaj për Zvicrën në kualifikimet për Kupën e Botës 2018

Një lajm i shkëlqyer për Zvicrën, pasi Valon Behrami akoma është në listën e lojtarëve që mund të luajë në kualifikimet për Kupën e Botës 2018.

Një lajm tjetër i gëzueshëm është se Behrami është bërë baba për herë të dytë shkruanblick.ch. Është dashur të bëhet baba në 10 korrik, finalen e KE 2016 sipas terminit megjithatë e dashura e Behramit, Elena Bonzanni, e lindi vajzën një javë më vonë në spitalin Clinica Sant’Anna në Lugano.

“Kam ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare,” thotë lojtari që në bagazhin e vetë ka 70 ndeshje me Zvicrën dhe pas humbjes së kobshme kundër Polonisë mendonte pensionimin.

 

“Kam kërkuar që në çdo moment të bëj krenar Zvicrën, në çdo sekondë që kam luajtur në fushë.” Pas kësaj, Behrami emocionohet dhe i fillojnë lotët. Pas pak fillon përsëri.

“Çfarë më pëlqen më shumë është se njerëzit e kanë kuptuar kush jam unë. Dhe se ata kanë ndryshuar mendimin për mua.”

Në lidhje me aktivizimin e mundshëm për kualifikimet e KB 2018, ai shtoi se do konsultohet njëherë me familjen, megjithatë presidenti i Federatës së Futbollit Zviceran, Peter Gilliéron, shpreson që Behrami të mos i thotë “lamtumirë”.

“Behrami është lojtar kyç për Zvicrën. Ai jep gjithçka në fushë për kombëtaren,” tha shefi i FFZ. Megjithatë blick.ch beson se Behrami do jetë pjesë e kombëtares edhe më tej. Një shpresë reale që shqiptarët të jenë pjesë në Rusi 2018.