Zuka thotë se Munishi ndryshoi atmosferën në skuadër, flet edhe për merkaton e verës!

1481
Presidenti i SC Gjilani-t, Florim Zuka së bashku me trajnerin Ismet Munishi

Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, në krye të shtabit teknik Gjilani ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin.

Nën drejtimin e kësaj skuadre, Munishi mori menjëherë dy rezultate pozitive.

Fillimisht, triumfoi ndaj Trepçës 89′ me rezultat 2 me 1, kurse më pas barazoi ndaj Prishtinës me rezultat 0 me 0 në kryeqytet.

Me këto rezultate dhe me atmosferën brenda skuadrës është i kënaqur edhe presidenti i këtij klubi, Florim Zuka.

Zuka tha se tashmë me ardhjen e trajnerit të ri po sheh një atmosferë më ndryshe në skuadër.

“Tashmë me ardhjen e trajnerit Ismet Munishi po shoh një atmosferë më ndryshe në skuadër dhe besoj që do të jetë edhe më mirë në ditët në vijim” tha fillimisht Zuka.

Më pas ai u pyet në lidhje me merkaton verore që do të zhvillojë skuadra e tij.

Sa i përket merkatos do të shohim se çfarë risi do të sjell shefi i shtabit teknink bashk me stafin e tij” përfundoi Zuka për GazetaBlic Sport.

Gjilani këtë javë do të përballet me Besën e Pejës në shtëpi.