Zjarr në kampin e refugjatëve, lëndohen tre fëmijë

Tre fëmijë sirianë janë lënduar në zjarrin që ka ndodhur në një kamp refugjatësh në kufi me Sirinë, bëjnë të ditur mediat turke.

Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit në kampin në të cilin janë vendosur rreth 20 mijë refugjatë.

Kampi ndodhet në qytezën Derik në provincën turke Mardin.

Turqia ka pranuar rreth 2.7 milionë refugjatë sirianë që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011 në Siri ku kanë vdekur më shumë se 270 mijë njerëz ndërsa miliona prej tyre i kanë lëshuar shtëpitë.