Zidane vs Luis Enrique – Një eksperiencë ndryshe në El Clasico

84

Trajnerët aktual të të dyja skuadrave nuk janë të huaj në këtë El Clasico. Gjatë kohës së tij në kryeqytetin Spanjoll, francezi shënoi tre gola ndaj Katalanasve teksa Luis Enrique luajti për të dyja ekipet.

Sidoqoftë, që të dy trajnerët futen në këtë El Clasico nga dy vende shumë të ndryshme.

Skuadra e Enriques nuk ka humbur që nga 3 Tetori i vitit të kaluar, një total prej 39 ndeshjesh duke përfshirë edhe fitoren në Santiago Bernabeu.

E kundërta e kësaj, skuadra e Zidane shkon në Camp Nou në vendin e tretë në La Liga, 10 pikë prapa rivalëve.

Sfida më e madhe për të përballur asturianin do të jetë adrenalina e dhuruar në ndeshje të tilla. El Clasico është gjithmonë data më e rëndësishme në kalendar dhe ka kaluar më shumë se një vit që kur Madrilenët vizituan kryeqytetin katalan.