Zidane vendos per zevendesimin e Marcelos se lenduar

110
Zinedine Zidane ka konfirmuar se Marcelo nuk do të luajë në ndeshjen e së shtunës ndaj Atletico Madridit.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se mbrojtësi Danilo do ta zëvendësojë të lënduarin Marcelo, i cili humb këtë derbi për shkak të mbingarkesës muskulore.

“Danilo është perfekt, njëjtë si të tjerët, po punon dhe e vetmja gjë që nuk ka shkuar për të për momentin është se kanë luajtur të tjerët. Është një lojtarë i rëndësishëm për mua dhe jam i kënaqur me atë që bën. Më duhet të marr vendime dhe nesër do të shohim nëse ai do të luaje. Ai është i përgatitur”, ka thënë Zidane. /Express/