“Zidane, trajneri më i mirë që kam pasur”

110

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka folur për ndeshjen ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve gjatë një interviste për faqen zyrtare të UEFA-së.

Braziliani ka thënë ndeshja ndaj klubit gjerman nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta. Luajmë në Gjermani dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, ata mbrohen mirë dhe kanë lojtarë të rëndësishëm në sulm”.

“Për mua Liga e Kampionëve ishte gjithmonë një ëndërr dhe tani jam duke e luajtur atë me Real Madridin”.

“Zidane? Është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë Casemiro.