Trajneri Zinedine Zidane, regjistron statistika më të mira se katër trajnerët paraprak të Real Madridit, në veçanti Jose Mourinho e Carlo Ancelotti.
Fitorja ndaj Barcelonës, ishte e 12’ta për Zidanen në gjithsej 15 ndeshje, derisa ka dy barazime e një humbje duke grumbulluar kështu 38 pikë.
Pas 15 ndeshjeve, Ancelotti gjithashtu kishte 12 fitore, por kishte pësuar 2 humbje dhe një barazim, ku kishte grumbulluar 37 pikë.
Pas Zidane e Ancelottit, qëndron Mourinho, i cili në 15 ndeshjet e para kishte gjithashtu 37 pikë, me 11 fitore dhe katër barazime, duke mos pësuar asnjë humbje.
Pellegrini është ai që qëndron më keq në këtë rast, ai kishte grumbulluar 32 pikë derisa Benitez 34’tër.
Këto janë statistikat e pesë trajnerëve me pikë, gola dhe gjithçka tjetër.