Zidane qëndron trajner i Real Madrid-it

152

Është përfolur shumë ditëve të fundit për një zëvendësues të francezit në stolin e Real Madrid-it, mirëpo fjalët mbeten vetëm fjalë.

Lajmin e kanë përgënjeshtruar zyrtarët e klubit madrilien, të cilët i kanë ofruar mbështetje maksimale ish-legjendës së klubit.

“Zidane ka nënshkruar për 2 vite e gjysmë. Ai ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit, ndaj nuk ka arsye për tu merakosur”, ka thënë burimi që vjen nga zyrtarët e klubit mbretëror, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Tekniku italian Massimiliano Allegri është parë të jetë zëvendësues i trajnerit francez në fundin e sezonit.