Zidane: “Nuk dua ta shes Ronaldon”

104

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencën për shtyp para duelit kthyes të Ligës së Kampionëve ndaj Romës, duke theksuar nevojën e madhe për mbështetje nga tifozët vendas, që së fundmni kanë kontestuar disa nga lojtarët kryesorë, transmeton Gazeta Sheshi.

Ka njerëz që duan ta sheshin Ronaldon?: “Unë jo. Jam trajner dhe e dua Cristianon. Vërshëllimat… Publiku në Bernabeu më ka vërshëlluar edhe mua, unë e shoh si një gjë normale, derisa kërkoj nga ta që ti duan lojtarët dhe të ofrojnë mbështetje maksimale për futbollistët”, ka theksuar Zidane.

Real Madrid të martën mbrëma zhvillon duelin e rradhës ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, me ç’rast do mundohet të ruajë rezultatin nga ndeshja e parë, (0-2).

/Gazeta Sheshi/