Zidane: “Nëse luajmë kështu, mund të shkojmë kudo”

98

Fytyra e Zinedine Zidane-s pas fitores 4-0 ndaj Sevillas ishte totalisht e kundërt ndaj asaj që kishte pas ndeshjes së Las Palmas.

Në performancë solide: “Jam shumë i lumtur me mënyrën se si shkoi ndeshja, që nga minuta e parë e deri në fund. Thash që kemi patur një nga javët më të mira në stërvitje dhe kjo u tregua. Kemi luajtur një nga ndeshjet më të mira të sezonit.”

Një ndeshje ëndërrash: “Të luash kështu mund të shkosh kudo dhe lojtarët e dinë këtë. Ne gjithmonë duhet të mbajmë të njëjtin nivel intenziteti dhe përkushtimit.”

BBC-ja: “Kjo është hera e tretë që kemi patur BBC-n dhe është shumë e rëndësishme t’i kemi të gjithë lojtarët gati, të jep diçka ekstra. Por, unë gjithashtu dua të përgëzoj ata që erdhën në 20 minutat e fundit, sepse nuk është e lehtë të futesh në lojë dhe të luash mirë.”

La Liga: “Ne gjithmonë kemi mbajtur objektivin në La Liga duke tentuar të përfundojmë mbi Atletico Madrid dhe të mbyllim kampionatin në vendin e dytë. Tani jemi pak më pranë.”

Qëndrimi i lojtarëve: “Duhet të vazhdojmë kështu dhe të jemi konzistent në atë që bëjmë. Qëndrimi ishte fantastik por ndonjëherë na mungon zgjidhja gjatë ndeshjeve. Kjo është pjesë e futbollit, nuk mund të luash gjithmonë mirë për 90 minuta.”