Zidane mirëpret yjet, me titullarët kundër Ancelottit

142

Me Superkupën e Evropës në mendje, trajneri Zinedine Zidane ka mirëpritur yjet e tij në skuadrën e Real Madridit, James Rodriguez, Sergio Ramos dhe Luka Modric, raporton “Marca”. Synimi i radhës: fitorja kundër Carlo Ancelottit në miqësoren e fundit të turit të Amerikës së Veriut, pikërisht të mërkurën ndaj Bayernit në “International Champions Cup”. Pas ndeshjeve në Montreal, Ohio dhe Michigan, yjet madrilenë kanë zbarkuar në New York. Ndeshja me kampionët e Gjermanisë do të jetë një test i rëndësishëm për Real Madridin para përballjes me Sevilla-n.

https://www.youtube.com/watch?v=mhwLLgmMwUc

Në dy miqësoret e mëparshme, PSG-ja dhe Chelsea ishin kundërshtarë të cilët ndihmuan francezin “Zizu” për të rikrijuar një ide për skuadrën e tij, por tani tekniku po mendon të aktivizojë më shumë lojtarë me përvojë, edhe pse Rodriguez, Ramos dhe Modric porsa janë rikthyer në ekip pas pushimeve të zgjatura prej angazhimeve me kombëtaret respektive. Dëmtimet e Iscos dhe Keylor Navasit vazhdojnë jenë një shqetësim te “Galaktikët”, edhe pse portieri pritet të jetë gati për Superkupën e Evropës në Norvegji.