Zinedine Zidane nuk kërkon të zgjedhë mes La Ligas dhe Championsit, pasi për trajnerin francez gjithçka është e mundur.
“Për momentin nuk do të firmosja për asnjërin prej tyre. Ne duhet të japim maksimumin deri në përfundim të sezonit pasi gjithcka është e mundur.
Sigurisht që La Liga nuk është plotësisht në dorën tonë, por gjithsesi ne jemi në garë tashmë. Skuadra ka gjetur ritmin e duhur dhe këtë e treguam dhe me Getafen, ndaj së cilës fituam me mjaft lehtësi”.
Në javët e mbetura, Reali nuk do të ketë një kalendar të thjeshtë teksa do të luajë me Valencian, Villarealin e Sociedadin, e do të ketë gjithashtu dhe sfida me Deportivon e derbin me Rayo Vallecano.