Zidane ka qenë futbollisti i fundit që kishte kthyer rezultatin për Realin

145

Gjatë gjithë kësaj jave në mendjen e madrilienëve do të ekzistojë fjala, “Rikthim”. Do të apelohet që Santiago Bernabeu të besojë në rikthimin e skuadrës mbretërore, deri sa kanë zhgënjyer në duelin e parë të çerekfinales së Champions-it përballë skuadrës gjermane Wolfsburg, transmeton Gazeta Sheshi.

Ishte pikërisht vetë Zinedine Zidane, ai që kishte rikthyer rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Bayern Mynih në vitin 2002, me ç’rast Real Madrid kishte fituar titullin e nëntë të Ligës së Kampionëve.

Tani Zizu ndodhet në bankë si trajner dhe jo si lojtarë prandaj duhet të besojë se mbretërit mund të rikthejnë rezultatin e sfidës së parë ndaj gjermanëve të Wolfsburg.

Real Madrid ka tejkaluar në pesë vitet e fundit këtë fazë të garave, deri sa këtë edicion e rrezikon atë seriozisht, nëqoftëse nuk ndodh ndonjë rikthim epik në Bernabeu.

/Gazeta Sheshi/