Zidane ka gati transferin e dytë te Real Madrid

Zinedine Zidane ka filluar t’i bëjë transferimet e para te Real Madrid.

Real Madrid e transferoi sot Eder Militaon nga Porto, ndërsa është shumë afër ta bëjë edhe një.

Zidane ka kërkuar nga Real Madrid që ta transferojë Nabil Fekirin nga Lyoni, përcjell lajmi.net.

Trajneri francez e pëlqen shumë lojën e bashkombësit të tij, andaj dëshiron ta transferojë atë.

Real Madrid duhet t’i paguajë rreth 60 milionë euro për ta transferuar francezin nga Lyoni.