Zidane injoron trajnerin e Kroacisë për Modricin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se duhet të tregohen të durueshëm me Luka Modricin dhe se nuk janë duke nxituar për ta rikthyer atë nga lëndimi.

Modric pësoi lëndim në gjurin e majtë në barazimin 2:2 ndaj Borussia Dortmudnit në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar, por është gati të rikthehet në stërvitje me ekipin.

Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic, ka thënë se është duke menduar që ta thërrasë atë me ekipin Kombëtarë për ndeshjen e nëntorit, por duket se nuk do ta lejojë trajneri francez.

Zidane ia ka bërë të qartë atij se Luka nuk do të luajë për ekipin dhe as Kombëtaren derisa ekipi mjekësorë të japë dritën e gjelbër për rikthimin në fushë.

“Nuk do t’i komentojë fjalët e Cacic”, tha Zizu.

“Sipas mjekëve Modric ende nuk është gati për t’u stërvitur me ekipin e parë. Shërimi i tij është duke shkuar shumë mirë. Por, duhet të jemi të durueshëm, java e ardhshme mund të jetë e rëndësishme”, shtoi Zizu.