Zidane injoron keq Mourinhon për Wengerin (VIDEO)

197

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka injoruar shumë keq teknikun e Manchester United, Jose Mourinho, teksa po fliste me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, transmeton Goalshqip.com.

Gjatë kohës teksa Zizu dhe Wenger po diskutonin, ishte Mourinho që u afrua për ti folur francezit ikonë të Real Madridit, por ai siç duket nuk ishte i interesuar ta përshëndesë atë.

E gjithë kjo histori ndodhi gjatë forumit të trajnerëve të UEFA, mbajtur të mërkurën në Nion. Megjithëse më vonë kanë qarkulluar disa foto se Zidane ishte së bashku me Mourinhon, këto imazhe tregojnë më së miri për këtë informacion.

Cold shoulder? Real Madrid boss Zidane appears to snub Mourinho in favour of Wenger
Në shumë media britanike e quajnë si një “luftë” të fituar të Wenger përballë Mourinhos, i cili shpesh herë e kishte akuzuar Wengerin si humbës.