Zidane – Guardiola, kjo është e jashtëzakonshme

134
Real Madridi ka shënuar fitore 0:2 në udhëtim te Espanyol.

Kjo ishte fitorja 16-të radhazi e Real Madridit dhe trajnerit Zinedine Zidane në La Liga.

Kjo fitore e fut në histori trajnerin francez, që barazon Pep Guardiolan, që po ashtu kishte arritur 16 fitore me Barcelonën.

Zidane dhe Guardiola tani janë të vetmit trajnerë në La Liga që kanë shënuar 16 fitore radhazi.